Atp Finals 2026 / Alcaraz fiton turneun

“ATP Finals 2026” janë të Carlos Alcaraz. Numri tre në botë fiton për herë të parë në karrierë në turneun e maestrove duke rikthyer këtë çmim në Spanjë pas plot 28 vitesh mungesë pasi për herë të fundit e kishte fituar Alex Corretja.

Sa i përket finales të mbajtur në Torino, në Itali, tenisti nga Mursia mposhti Alexander Zverev në dy sete me shifrat 6-2, 7-6, në një takim që zgjati pak më shumë se dy orë.