Flick humb durimin me kryesorin: Me këtë arbitër e njëjta histori

Trajneri i Barçës, i cili u ndëshkua me karton të verdhë pas i kërkoi shpjegim kryesorit pas përjashtimit të Fermín, e ka kthyer në çështje mënyrën se si Hernández Hernández gjykon ekipin katalanas.

“Gjithmonë është e njëjta gjë me këtë gjyqtar”, tha Hansi Flick. Gjermani ishte i ashpër ndaj Hernández Hernández pas fitores me përmbysje të Barçës kundër Villarrealit (3-2). Kritikat e trajnerit të Barçës ishin edhe për gjyqtarin e katërt, të cilin e akuzoi se ishte i përqendruar vetëm në një stol… të tijin.