Vora dhe Tirana ndahen në paqe

Ka përfunduar në barazim të bardhë 0-0 sfida Vora-Tirana, ndeshje që mbylli javën e 12-të të kampionatit Abissnet Superiore në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Sfida ka qenë e luftuar, por nuk ka patur gola dhe për rrjedhojë as fitues. Të dyja skuadrat kanë pasur mundësitë e veta, por nuk kanë arritur të finalizojnë si duhet rastet e krijuara. Mbyllet në barazim 0-0 sfida me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë. Vora ngjitet në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Tirana shkon në kuotën e 16 pikëve në tabelën e klasifikimit.