Kosova barazon pa gola

Kosova nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 përballë Izraelit në ndeshjen e parafundit të Ligës së Kombeve(Liga B, Grupi 3). Në përballjen e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, Dardanët iu afruan disa herë shënimit të golit me Hajrizin, Zhegrovën, Rashicën e Kamberin përballë një kundërshtari që mban vendin e fundit në klasifikim.

Pavarësisht përkrahjes së madhe nga ana e tifozërisë, të besuarit e trajnerit Foda nuk mundën të mernin maksimumin nga kjo sfidë, ndërsa nga minuta e 66-të luajtën me një lojtar më pak për shkak të përjashtimit të Veldin Hoxhës(dy kartona të verdhë). Me këtë barazim, Kosova ngjitet në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Izraeli mban vendin e fundit me 3 pikë. Irlandë-Kosovë dhe Izrael-Austri, janë dy ndeshjet e fundit të këtij grupi të Ligës së Kombeve.