A doni të shikoni një anë të dobët morale të një ekipi përfaqësues ? Mbyllim sytë para ndeshjes së fundit me San Marinon, ku u gëzuam si të çmendur ( kujtoni festën e Asallanit) që shënuam me penallti në fund të ndeshjes. Cila është kjo anë e dobët morale? Kur e përflet trajnerin që ka ikur, pikërisht Silvinjon, dhe , pa pikë cipe , lëvdon dhe i qurravitesh trajnerit që sapo ka ardhur…Maranin !
Nuk është më kuriozitet, kur futbollistët e Kombëtares,të cilët dalin nëpër intervista para ndeshjes , leshojnë kritika ..për të kaluarën e keqe dhe ..beskojnë të ardhmen e ndritur. Po ta dëgjoje mbrojtësin e Kombëtares, Ardian Ismajli, nuk do të besoje: “ Silvinjo ka luajtur një futboll shumë difensiv, shumë statik . Ai futboll nuk ekziston më. Futboll modern quhet ai që luan trajneri i sotëm..Maran”
Kjo që po sajon Kombetarja, na qënka britma e fundit e modës! Është aq modern futbolli që po luajmë me trajnerin Maran, sa vetëm në ndeshjen e fundit, me San Marinon , edhe kapiteni Gjimshiti pranoi publikisht se San Marino na dha leksion dhe na shenoi edhe golin e saj historik …
Në prag të ndeshjes me Finlandën, e vetmja gjë që është moderne dhe e garantuar , nuk është qasja e lojës kolektive të ekipit, por …njoftimi bujëmadh se “ biletat u shitën” edhe për ndeshjen me Finlandën..
Sfidanti.al

