Cristiano Ronaldo nuk ka pritur publikimin e listës së Jorge Jesus këtë të premte dhe i tha lamtumirë ekipit kombëtar plot 23 vite pas debutimit të tij me fanellën e Portugalisë. Pas 234 ndeshjeve, 146 golave dhe tre titujve të fituar CR7 nuk do të jetë më pjesë e kombëtares luzitane.
Një video pesë minutëshe në të cilën Cristiano Ronaldo, i shoqëruar nga kënga e Dulce Pontes “O Amor a Portugal” (Dashuria për Portugalinë), hap zemrën e tij për popullin portugez.

