Pas fitores 2-0 të Juventus-it ndaj Napoli-t, shtypi italian ka pasur një vlerësim të lartë për paraqitjen e Edon Zhegrovës, i aktivizuar në pjesën e dytë nga trajneri Spalletti. Sulmuesi anësor është vlerësuar me notën 7.5, nota e dytë më e lartë pas Alajbegoviç, autori i golit të parë.
Shtypi italian duket se nuk pajtohet me zgjedhjen e trajnerit të Juventusit për ta mbajtur kosovarin gjithmonë në stol. “Me sa duket, ai nuk di më si t’ia thotë trajnerit Spalletti, duke ditur që në të 27 ndeshjet që ka luajtur në kampionat me Juventus-in, e ka bërë nga stoli. Madje, duket se edhe targën e makinës e ka personalizuar, duke shkruar: ‘Të lutem Luciano, më jep një shans nga minuta e parë, të lutem”.
Pak ironi nga Sportmediaset në këtë vlerësim, ku ngrihet pikëpyetja pse një lojtar si Zhegrova, që krijon përshtjellim te kundërshtari me driblimet e tij, nuk luan asnjëherë titullar në kampionat. Ndoshta është lloji i lojtarit që del nga skemat e trajnerit, por pikërisht për këtë arsye ai është efikas. Paraqitja ndaj Napoli-t për ato 30 minuta ishte vërtet mjaft e mirë për sulmuesin anësor të Juventus-it.

