Muçi po çmend tifozët e Trabzonsporit

46 ndeshje, 17 gola dhe 15 asistime. Ernest Muçi po kalon një periudhë fantastike te Trabzonspori, me statistika që flasin qartë për ndikimin e tij në skuadrën turke. Ernest Muçi ka rigjetur formën më të mirë te Trabzonspori, ku po konfirmohet si një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit. Shifrat e publikuara nga media turke Sabah Spor nxjerrin në pah ndryshimin e madh në rendimentin e fantazistit shqiptar krahasuar me periudhën e kaluar te Beşiktaşi. Me fanellën e Trabzonsporit, Muçi ka regjistruar 46 ndeshje, 17 gola dhe 15 asistime, duke kontribuar drejtpërdrejt në 32 gola.

Një statistikë mbresëlënëse për futbollistin shqiptar, i cili po tregon cilësitë e tij në repartin ofensiv. Krahasimi me aventurën te Beşiktaşi është domethënës. Në 61 ndeshje me klubin e Stambollit, Muçi realizoi 11 gola dhe dha katër asistime, për një total prej 15 kontributesh në gol. Diferenca është e qartë: te Trabzonspori, shqiptari ka regjistruar më shumë se dyfishin e kontributeve në gol, ndonëse ka luajtur 15 ndeshje më pak. Për më tepër, mesatarja e tij është rritur ndjeshëm, duke dëshmuar një efektivitet më të lartë në lojën sulmuese.

Sfidanti.al