Kanë përfunduar 4 ndeshjet e ditës së sotme të vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë. Besa nuk gabon në shtëpi, mposht 2-0 Korabin dhe ngjitet në krye të renditjes me 13 pikë (po aq sa Pogradeci).
Kukësi fiton me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Burrelit, ndërsa Iliria triumfon 1-0 në derbin kundër Kastriotit. Oriku merr pikën e parë të sezonit në Librazhd, pasi barazon 1-1 në transfertë përballë Sopotit vendas.

