Kampionati Europian Junior dhe U-23 i peshëngritjes, i zhvilluar në Durrës, është mbyllur me një tjetër paraqitje të suksesshme për Shqipërinë. Protagonist në ditën e fundit të garave ishte Ertjan Kofsha, i cili siguroi dy medalje në kategorinë U-23.
Në peshën 95 kg, shtangisti kuqezi fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes, duke ngritur 167 kilogramë. Në stilin e shtytjes, Kofsha regjistroi 200 kilogramë dhe u rendit në vendin e pestë.

