Uzuni “tremb” Vankuverin e Muller

Në “Q2 Stadium” të Ostinit, Myrto Uzuni ngriti edhe një herë peshë tifozerinë vendase me një gol të shënuar në deshjen përballë Vankuver Ëhitecaps. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm për ekipin teksan vetëm katër minuta përpara fundit të pjesës së parë, por ekipi kanadez u kundërpërgjigj në të dytën me Gauld (46’) dhe Diabi (71’).

Pas 30 takimesh ekipi i Thomas Muller udhëheq Konferencën e Perëndimit me 55 pikë ndërsa teksanët gjenden në vendin e parafundit (14) me 31 pikë.