Arsenali pushoi 60 punonjës, Arteta mbron klubin

Arsenali ka vendosur të shkurtojë 60 vende pune, në një ristrukturim që pritet t’i kursejë klubit nga pesë deri në shtatë milionë paundë në vit. Vendimi ka shkaktuar vëmendje të veçantë, sidomos pasi trajneri Mikel Arteta ka rinovuar së fundmi kontratën me një pagë prej rreth 20 milionë paundësh në sezon.

Shkurtimet do të prekin disa sektorë të klubit londinez, përfshirë departamentet komerciale dhe të marketingut, si dhe njësinë që merret me çështjet e aftësisë së kufizuar. Stafi që punon drejtpërdrejt me ekipin e parë nuk do të preket nga kjo masë.

I pyetur për vendimin, Arteta mbrojti procesin e analizës dhe riorganizimit të ndërmarrë nga drejtuesit e klubit, duke theksuar se synimi është përmirësimi i vazhdueshëm dhe përdorimi më efikas i burimeve.