Arsenali ka përfshirë në stërvitjet e ekipit të parë talentin 14-vjeçar Luis Munoz, teksa trajneri Mikel Arteta po përballet me një kalendar të ngjeshur të ndeshjeve. Adoleshenti është bashkuar me skuadrën e parë të “Topçinjve”, pasi Arteta vazhdimisht u jep mundësi futbollistëve të akademisë që të stërviten me ekipin senior dhe të dëshmojnë potencialin e tyre.
Arsenali do të zhvillojë nëntë ndeshje brenda 28 ditësh ndërmjet pushimeve për ndeshjet e kombëtareve, ndaj rotacioni dhe përfshirja e talenteve të rinj mund të jenë të rëndësishme për menaxhimin e ngarkesës fizike të futbollistëve.

