Sipas një invetigimi të bërë nga “Le Monde” dhe “New York Times” rezulton se FIFA ka paguar rreth 4 milionë dollarë për disa zyra në “Trump Toëer”, të cilat i ka marrë për plot 7 vite.
Të dy mediet kanë konstatuar se këto ambiente thuajse nuk janë përdorur kurrë nga FIFA. Organi drejtues i futbollit mbajti zyrën kryesore në SHBA në Coral Gables, Florida, ndërsa në qershor të vitit 2025 shtuan një zyrë në katin e 17-të të “Trump Tower”. Kjo kontratë konsiderohet si një tjetër shembull i afërsisë mes presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

