Përplasja Pisacane-Spalletti, pezullohen të dy trajnerët

Është dhënë vendimi përfundimtar lidhur me përplasjen mes Spallettit dhe Pisacanes, e cila ndodhi pas ndeshjes Cagliari-Juventus. Të dy trajnerët, të cilët u përjashtuan gjatë ndeshjes, janë dënuar me pezullim për një ndeshje: trajneri i skuadrës sarde për shkak të reagimit të tij, ndërsa trajneri i bardhezinjve për shkak se provokoi incidentin.

Deklarata zyrtare vijon më poshtë: PISACANE Fabio (Cagliari): për reagimin e tij në fund të ndeshjes ndaj sjelljes provokuese të trajnerit të ekipit kundërshtar, duke shkaktuar kështu një moment tensioni mes anëtarëve të dy pankinave.

SPALLETTI Luciano (Juventus): për mbajtjen e një qëndrimi provokues në fund të ndeshjes ndaj trajnerit të ekipit kundërshtar, gjë që krijoi një moment tensioni mes anëtarëve të dy pankinave.