Boateng bashkohet me Muçin

Jerome Boateng ka nisur një tjetër kapitull të historisë së tij në futboll. Pasi fitoi gjithçka si futbollist, tani ish-mbrojtësi i Bayern-it dhe i Gjermanisë i është bashkuar Trabzonspor-it pasi do të jetë asistenti i trajnerit, Thomas Reis.

Eksperienca dhe karakteri i tij janë vlerësuar nga tekniku i ekipit turk, i cili kërkonte dikë përkrah të aftë për të adminstruar yje të nivelit të Mohamed Salah, Muçi, Fabinho dhe André Onana.

Fituesi i Kupës së Botës 2014 konfirmoi zyrtarisht të martën emërimin e tij si ndihmëstrajner nën drejtimin e Thomas Reis, i cili e mori drejtimin e ekipit nga paraardhësi i tij, Fatih Tekke, në mesin e muajit shtator.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që jam pjesë e stafit teknik. Për mua ka shumë rëndësi që të mësoj çdo ditë nga Thomas Reis dhe ekipi i tij,” shkroi në Instagram ish-futbollisti, tashmë 38-vjeçar.