Ndeshja premier e Egnatias në fazën e ligës së Conference League i është besuar një skuadre arbitrash nga Austria. Stefan Ebner do të jetë kryesori i duelit, i cili do të luhet të enjten në Arenën Kombëtare. 35-vjeçari do të ndihmohet në fushë nga dy vijërojtësit Martin Höfler dhe Maximilian Kolbitsch ndërsa arbitër i katërt do të jetë Julian Weinberger. Në VAR dhe AVAR do tëjenë respektivisht Harald Lechner dhe Alain Sadikovski.

