Notari japonez Matsushita Tomoyuki ka vendosur një rekord të ri botëror në garën e 400 metrave stil i përzier në pishinë të shkurtër. Sportisti 21-vjeçar e përshkoi distancën për 3 minuta e 54,33 sekonda, gjatë kampionatit kombëtar të Japonisë, që po zhvillohet në Saga.
Matsushita përmirësoi rekordin e mëparshëm botëror, i cili mbahej nga bashkëkombësi i tij Daiya Seto që prej 20 dhjetorit 2019, me kohën 3 minuta e 54,81 sekonda.

