David Silva zgjedh favoritin për Topin e Artë

David Silva ka bërë zgjedhjen e tij për fituesin e ardhshëm të Topit të Artë dhe njëkohësisht ka dhënë një paralajmërim për Real Madridin në garën për titullin e La Liga-s.

Ish-ylli i Spanjës, Valencia-s, Manchester City-t dhe Real Sociedadit, në një intervistë për programin “El Partidazo” të “Cope”, deklaroi se çmimi prestigjioz duhet t’i jepet këtë herë një futbollisti spanjoll. Zgjedhja e tij është Fabián Ruiz, mesfushor i Paris Saint-Germain.