Levante i beson një 14-vjeçari

Trajneri i Levantes, Luís Castro, po tregon se mosha nuk është pengesë për të rinjtë që bindin në fushë. Tekniku portugez ka hedhur sërish sytë nga akademia dhe këtë herë ka afruar në stërvitjen e ekipit të parë një futbollist vetëm 14 vjeç.

Bëhet fjalë për Diego Moyano, i lindur më 3 mars 2012, i cili të enjten u bashkua me skuadrën e parë të Levantes. Mbrojtësi qendror është pjesë e brezit 2012 dhe sezonin e kaluar u shpall kampion i Spanjës me përfaqësuesen U-14, ndërsa së fundmi është grumbulluar edhe me U-15.