ATP, Zverev drejt kreut

Pas përfundimit të parakohshëm të sezonit nga ana e Jannik Sinner, Alexander Zverev praktikisht e ka të garantuar vendin e parë në renditjen botërore ATP.

Edhe pse jemi në muajin tetor, viti 2026 është padyshim viti më i mirë i karrierës së Alexander Zverev. Gjermani fitoi një tjetër Grand Slam duke triumfuar në SHBA, US Open.

29-vjeçari tashmë i ka kthyer vështrimin drejt një tjetër objektivi. Ai do të bëhet zyrtarisht numri 1 në botë. Për Zverevin, i cili aktualisht renditet i dyti që “premierë” të realizohet është vetëm çështje kohe tani që Jannik Sinner i dha fund sezonit përpara kohe.

Nëse Zverev do të kurorëzohet si numri një në botë ai do të bëhet gjermani i dytë në historinë e tenisit që arrin këtë sipërmarrje, plot 35 vite pas Boris Becker, i cili në 1991-in u ngjit në majën e tenisit pas triumfit në Australi.