Nëse apeli i City-t dështon, klubet e Premier League kërkojnë zbritjen nga kategoria

Shumica e klubeve të Premiër League mendojnë se nese City nuk merr pafajsinë në Apel për akuzat që i janë ngritur atëherë dënimi i skuadrës duhet të jetë më i fortë nga çfarë është paralajmëruar.

Sipas medieve angleze City rrezikon që të penalizohet duke i hequr pikë, por për shumicën e klubeve të Premier League ky dënim nuk është i duhuri për një ekip, i cili për nëntë sezone ka manipuluar bilancet. Sipas tyre dënimi i duhur për City-n është që sezonin tjetër të jetë pjesë e Championship.