Italia kokë serie në shortin e Euro 2028

Pas fitores me Turqinë, në kampin italian ka më tepër optimizëm dhe më shumë pritshmëri. Grupin A1, ku bën pjesë skuadra e trajnerit Mancini, e kryeson Franca me 10 pikë, pastaj vjen Italia me 7, Belgjika me 6 dhe në fund Turqia me 0 pikë. “Axurrët” kanë evituar vendin e fundit në grup dhe rënien direkt në Ligën B. Në këtë situatë, Italia do të jetë kokë serie në shortin e kualifikueseve të Europianit 2028.

Për sa i takon Ligës së Kombeve, është e nevojshme që Italia të renditet në dy vendet e para për hyrjen direkt në fazën finale. Në anën tjetër, nëse renditet mes dy vendeve të treta më të dobëta, duhet të bëjë ndeshje shtesë vajtje-ardhje kundër një vendi të dytë në klasifikimin e Ligës B për të shmangur rënien një Ligë më poshtë.