Alonso thumbon rivalin Hamilton pas garës në Sepang

Fernando bëri një garë fantastike në Sepang, ku rikuperoi shumë pozicione dhe e mbylli në vend të 8-të. Piloti spanjoll pas garës nuk e humbi rastin për thumbuar anglezin Lewis Hamilton. Episodi që shkaktoi polemika ishte problemi që pati piloti i Ferrari-t në xhiron e formatimit dhe vendimi i FIA-s që e lejoi 41-vjeçarin të nisej nga pozicioni që ai kishte dhe jo nga vendi i fundit.

“Duhet të na japin një shpjegim, sepse këtë vit jam tërhequr në mes të garave dhe gara nuk është ndërprerë kurrë nga tërheqjet, – ka thënë Alonso.  – Hamilton ishte jashtë piste dhe kishte jo pak stres. Mendoj se ka shumë teknologji dhe spektatorët nuk arrijnë ta kuptojnë”.

FIA e shpjegoi kështu vendimin për të mos e ndëshkuar Hamilton-in: “Pati një gabim në software-in e afruar nga ne për kushtet e pistës së lagësht. Nuk bëhet fjalë për një gabim nga skuadrat. Duhet t’i përditësojmë këto cilësime dhe software-in që u frojmë skuadrave”.