Sipas Wayne Rooney, Manchester United nuk i meriton titujt e Premier League, nëse do t’i hiqen Manchester City-t për shkak të shkeljes së normave financiare. City do të bëjë rekurs ndaj sanksioneve të mundshme, që mund të përfshijnë edhe heqjen e 8 titujve kampion të Premier League, të fituar nga viti 2008 deri më sot.
Dy ish-shokë skuadre të Rooney te United, Rio Ferdinand dhe David de Gea, kanë pohuar se klubit të vjetër duhet t’i njihen titujt në këtë rast. Rooney mendon se United dhe çdo klub tjetër nuk mund t’i pranojë këta tituj, pasi janë klasifikuar në vend të dytë.
“Të jem i sinqertë, nuk e ndjej t’i pranoj titujt, sepse besoj se nuk i meritojmë – tha ish-sulmuesi për podcast-in ‘Stick to United’. – E vendos veten në vendin e lojtarëve të City. Ata kanë bërë gjithçka për të fituar titujt në Premier League dhe ia kanë arritur qëllimit. Nëse do të më ndodhte mua që papritur të zbulohej se Manchester United ka bërë të njëjtën gjë dhe do të më hiqej titulli i Premier, do të shkatërrohesha krejtësisht”.

