Sipas The Athletic, Gianni Infantino ka shprehur mbështetje për rritjen e fondeve të paguara për federatat anëtare të FIFA-s, të cilat kanë afërsisht 6 miliardë dollarë rezerva. Presidenti i organit drejtues botëror iu përgjigj pozitivisht thirrjeve nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, dhe disa zyrtarë të konfederatës , të cilët duan një rishpërndarje të drejtpërdrejtë të disa prej këtyre fondeve.
Propozimet e ndryshme do të shqyrtohen nga Këshilli i FIFA-s në takimin e tij më 15 tetor. Raportohet se është përmendur një buxhet prej të paktën 10 milionë dollarësh për çdo federatë anëtare gjatë periudhës 2027-2030. Infantino ka deklaruar se do të mbështesë “nivelin më të lartë të financimit shtesë që mund të ofrohet në mënyrë të përgjegjshme”, ndërsa ka bërë thirrje gjithashtu për modele të sakta financiare dhe garanci transparence. Ky diskutim vjen pas braktisjes së projektit të diskutueshëm FIFA Forward Enterprise.

