Mesazh politik në tribunat e Beogradit: “Kosova është Serbi”

Një mesazh politik në lidhje me Kosovën është shfaqur në tribunat e stadiumit “Rajko Mitić” në Beograd, gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Holandës në Ligën e Kombeve.

Në një prej tribunave të tifozëve serbë është shfaqur harta e Kosovës e paraqitur me ngjyrat e flamurit të Serbisë, shoqëruar me mbishkrimin: “Kosova është Serbi”.