Efekti i Xabi Alonsos tek Chelsea duket se është zbehur pas vetëm pesë javësh kampionat. Pas humbjes së thellë 3-0 ndaj Brentfordit, londinezët kanë mbetur pa fitore në tri ndeshjet e fundit të Premier League dhe aktualisht renditen në vendin e 10-të me 7 pikë.
Problemi kryesor mbetet mbrojtja. Chelsea ka pësuar 12 gola në pesë ndeshje dhe ende nuk ka arritur të mbajë portën të paprekur në kampionat. Në fakt, skuadra londineze nuk ka regjistruar një “clean sheet” në 22 ndeshje radhazi të Premier League, një seri që nuk ishte parë tek klubi që prej vitit 1965. Situata ka tërhequr vëmendjen edhe të John Terry-t, legjendë e Chelsea-t, i cili ka kritikuar disa prej zgjedhjeve taktike të Xabi Alonsos, veçanërisht në goditjet standarde.
“Kur shikon statistikat, është vërtet e papranueshme nga këndvështrimi ynë. Është diçka që duhet ta përmirësojmë. Po kalojmë një moment të vështirë”, deklaroi Terry në kanalin e tij në YouTube.

