Golden State nuk u frenua aspak në festimet për titullin kampion të NBA, i dyti në 3 vitet e fundit dhe i pesti në historinë e skuadrës. Alegria nisi në parket për të vijuar në dhomat e zhveshjes e për të vijuar më pas me festën private. Basketbollistët dhe stafi teknik i Warriors zgjodhën klubin Harlot të San Franciscos për të bërë këtë festë ku nuk kishte asnjë lloj kufizimi të shpenzimeve. Sipas rrjetit TMZ, kampionët e NBA arritën sa të konsumonin shampanjë që kushtontë 15 mijë dollarë/shishja dhe fatura në fund u dhjetëfishua. Muzika padyshim që nuk mungoi dhe i ftuar ishte rapperi Too Sort. Festa e kalifornianëve do të vijojë ditën e enjte me paradën e zakonshme të kampionit në rrugët e Oakland që pritet të pushtohen nga mijëra tifozë.
sfidanti.al