Jorge Mendes ka bërë një deklaratë të fortë për garën e “Topit të Artë” 2026, duke zgjedhur pa hezitim Lamine Yamal. Agjenti portugez e cilësoi yllin e Barcelonës si futbollistin më të mirë në botë dhe favorit për çmimin prestigjioz. “Topi i Artë është për Lamine Yamal, pa asnjë dyshim. Është më i miri në botë, me diferencë të madhe”, deklaroi Mendes.
Fjalët e tij erdhën pas një takimi rreth dyorësh me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta. Yamal, nga ana tjetër, ka deklaruar më herët se rivaliteti për kreun e futbollit botëror është mes tij dhe Kylian Mbappes. 19-vjeçari beson se këtë vit e meriton çmimin për atë që ka arritur në fushë. Sezoni 2025/26 ka qenë spektakolar për talentin katalanas, si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren e Spanjës. Yamal ndihmoi Spanjën të shpallej kampione e botës, ndërsa me Barcelonën fitoi La Ligën dhe Superkupën e Spanjës.
Në 45 ndeshje me klubin, ai regjistroi 24 gola dhe 18 asistime, duke qenë një nga protagonistët kryesorë të ekipit. Megjithatë, gara për “Topin e Artë” pritet të jetë e fortë, me Kylian Mbappen, Harry Kane dhe Rodrin gjithashtu në mesin e kandidatëve. Fituesi i çmimit do të shpallet më 26 tetor.

