Tension te Milani, dy titullarë i dalin në krah trajnerit Amorim

Milani barazoi 2-2 ndaj Lazios në javën e katërt të Serie A. Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në disavantazh të dy golave, por reaguan pas pushimit dhe dopieta e Morieras i siguroi një pikë në transfertë. Pavarësisht rikthimit, në kampin kuqezi nuk mungoi tensioni, ndërsa pakënaqësia u shfaq edhe në deklaratat pas ndeshjes.

Gila e cilësoi paraqitjen e Milanit në pjesën e parë si “katastrofike”, duke theksuar se skuadra nuk ishte Milani që dëshiron të shohë. “Nuk ishim Milani që duam dhe ishte një ndeshje shumë e ndryshme nga pjesa e dytë, ku e kuptuam se kush jemi, ku luajmë dhe sigurisht që bëmë shumë më tepër sesa në pjesën e parë. Pas punës që bëmë në pjesën e dytë, meritonim diçka më shumë”, u shpreh ai.

Edhe Musah ishte i zhgënjyer me rezultatin, duke e konsideruar barazimin si dy pikë të humbura. “Kjo ishte atmosfera. Duke ditur se si e kontrolluam ndeshjen, pyetëm veten pse nuk bëmë të njëjtën gjë në pjesën e parë. Ne shkojmë në shtëpi pasi kemi humbur dy pikë”, deklaroi ai.

Pas katër javësh kampionat, Milani renditet në vendin e pestë, ndërsa Lazio ndodhet në krye të tabelës me dy pikë më shumë.