Ish-sulmuesi i njohur spanjoll Fernando Torres ka tërhequr vëmendjen me një tjetër tregues të formës së tij fizike, këtë herë jashtë futbollit. “El Niño” ka provuar një makinetë boksi, duke regjistruar një rezultat prej 970 pikësh. Torres, i cili pas tërheqjes nga futbolli i është përkushtuar palestrës, shihet në një video duke u përgatitur para makinetës dhe më pas duke goditur fuqishëm me të djathtën, ndërsa ekrani i pajisjes regjistroi 970 pikë. Personat që ndodheshin pranë tij reaguan me brohoritje, ndërsa ish-futbollisti i Atletico Madrid, Liverpool dhe Chelsea festoi më pas me miqtë e tij. Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.
Torres është bërë shpesh pjesë e vëmendjes edhe për transformimin e tij fizik pas largimit nga futbolli profesionist, pasi ka ndërtuar një fizik të fuqishëm përmes stërvitjeve në palestër. Këtë herë, ai riktheu vëmendjen te vetja me një goditje në makinetën e boksit dhe një rezultat prej 970 pikësh.

