Marcelo Brozovic nuk do të rikthehet në Itali. Mesfushori kroat është zyrtarisht lojtari më i ri i Al Sadd në Katar, me klubin që ka konfirmuar marrëveshjen me ish-futbollistin e Interit. Brozovic ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin nga Katari. Al Sadd e ka bërë zyrtar transferimin përmes një videoje ku protagonisti kryesor është vetë kroati, i cili rikthen edhe gjestin e famshëm të tij “Epic Brozo”.
Gjatë javëve të fundit, Brozovic ishte përfolur për një rikthim në Serie A. Emri i tij ishte lidhur konkretisht me Lazion dhe Fiorentinën, por në fund mesfushori ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Katar. Tek Al Sadd, Brozovic do të ketë si shok skuadre edhe ish-mbrojtësin e Milanit dhe Lazio-s, Alessio Romagnoli.
Kroati do të mbajë fanellën me numrin 77, të njëjtin numër që kishte zgjedhur edhe gjatë aventurës së tij me Interin. Brozovic u largua nga Interi në vitin 2023, pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme m

