Presidenti i Fenerbahces pas rrëmujës në Stamboll: İsmail Kartal nuk lëviz

Pas barazimit 1-1 në Champions League dhe vendimit të papritur të trajnerit İsmail Kartal për të ofruar dorëheqjen, presidenti i Fenerbahçe-s, Aziz Yıldırım, ka dalë në një konferencë shtypi të jashtëzakonshme për mediet. Yıldırım ka bërë të qartë se dorëheqja nuk pranohet dhe se Kartal do të vijojë detyrën.

“Unë jam më i madhi këtu, i thashë do të vazhdosh dhe pikë!” Yıldırım konfirmoi se asnjë nga bordi nuk kishte dijeni për vendimin e teknikut, i cili erdhi si pasojë e presionit të madh dhe një incidenti ku u godit me një shishe në kokë nga tribuna. “İsmail Kartal është në krye të detyrës. Unë jam më i madhi këtu (mbi të). I thashë ‘do të vazhdosh’ dhe mbaroi! Ne jemi një familje. Deri në ditën që unë të largohem nga ky klub, ai do të jetë trajneri ynë,” deklaroi prerë Yıldırım. Kritika të ashpra ndaj medieve dhe rrjeteve sociale

Presidenti i verdhezinjve nuk i kursye akuzat ndaj analistëve në YouTube, televizion dhe gazetarëve, duke i akuzuar ata për “tradhti” ndaj vlerave të klubit. Ai kujtoi se Fenerbahçe u rikthye në Champions League pas 18 vitesh pikërisht nën drejtimin e Kartal-it. Yıldırım dënoi ashpër hedhjen e shishes ndaj trajnerit: “Thotë se po merr ilaçe nga stresi. Edhe unë po marr 30 ilaçe! Është turp, ai është djali i këtij klubi.” Ai kritikoi bumin e thashethemeve për transferime, duke kujtuar se klubi duhet të largojë 10-15 lojtarë të huaj për shkak të rregullave dhe se askush nuk mendon për buxhetin. “Ne thamë që do të kualifikohemi në Champions dhe ia dolëm. Tani ju them se në muajin maj do të jemi kampionë!”