Federata spanjolle do të financojë ngrirjen e vezëve për futbollistet

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) po finalizon një marrëveshje për të financuar ngrirjen e vezëve për futbollistet e kombëtares, në rast se ato dëshirojnë ta shtyjnë më tej mëmësinë.

Masa, e cilësuar si e paprecedentë, pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund të këtij muaji dhe është bërë e ditur paraprakisht nga kapitenia e kombëtares spanjolle, Alexia Putellas, në një intervistë për El País Semanal.