Enzo Fernandez ka arritur marrëveshje verbale për kushtet personale me Manchester Cityn, ndërsa tani pritet që klubet të diskutojnë për shumën e transferimit.
Gjithçka varet nga qëndrimi i Chelseat, pasi londinezët insistojnë se do ta lejojnë largimin e mesfushorit vetëm nëse marrin një ofertë të përshtatshme dhe nëse kanë mundësi ta përforcojnë skuadrën. Manchester City ende nuk ka paraqitur ofertë zyrtare për lojtarin, por kampionët anglezë pritet të tentojnë transferimin deri në fund të afatit kalimtar.

