Bayern Munich ka refuzuar interesimin e Arsenalit për qendërmbrojtësin koreano-jugor Minjae Kim. Sipas raportimeve, londinezët morën një përgjigje negative nga gjiganti bavarez dhe më pas transferuan Ezri Konsan nga Aston Villa për rreth 60 milionë euro. Për Kimin kishin shfaqur interesim edhe Manchester United, Nottingham Forest dhe Aston Villa, por Bayern nuk ishte i gatshëm ta largonte 29-vjeçarin. Drejtori sportiv Max Eberl kishte shqyrtuar mundësinë e shitjes së tij gjatë verës së vitit 2025, por situata ka ndryshuar, pasi trajneri Vincent Kompany e vlerëson shumë mbrojtësin dhe e konsideron një element të rëndësishëm të repartit defensiv. Kim vazhdon të jetë pjesë e planeve të Bayernit, duke ofruar një alternativë të besueshme në qendër të mbrojtjes.

