Itali-Gjermani për rekord, gjermanët fitojnë setin më të gjatë në historinë e volejbollit

Një set volejbolli që hyn direkt në analet e historisë së volejbollit botëror me shifrat e tij për rekord. Ndeshja mes Italisë dhe Gjermanisë, e vlefshme për FIPAV Cup Men Elite, hyn në albumin e rekordeve për setin (i pari) më të gjatë në histori.

Gjermanët e mbyllën këtë set 66-64, pas një ore e gjysmë loje. Thyhet kështu rekordi i mëparshëm, që i takonte ndeshjes së Volley Nations League mes Argjentinës dhe Polonisë, e zhvilluar më 28 qershor 2026. Një nga setet u mbyll 50-48, pas 62 minutash lojë. Për dy skuadrat ishte një test në prag të Europianit të volejbollit. Italia debuton më 10 shtator në Napoli, ku do të përballet me Suedinë.