Raheem Sterling në telashe me drejtësinë

Raheem Sterling do të përballet me drejtësinë angleze pas një aksidenti me Lamborghini-n e tij, me vlerë rreth 270 mijë paund. Futbollisti është akuzuar për ngasje të rrezikshme, posedim të oksidit të azotit dhe refuzim për t’iu nënshtruar testit për alkool apo substanca të tjera.

Ngjarja ndodhi në autostradë, ku drejtues të tjerë të mjeteve vunë re një makinë që lëvizte në mënyrë të paqëndrueshme nga njëra korsi në tjetrën. Ata njoftuan shërbimet e urgjencës para se Lamborghini i Sterling të përfshihej në aksident.