Stavro Pilo nis sezonin me asist

Stavro Pilo e ka nisur sezonin e ri në Superligën greke me një paraqitje pozitive, duke dhënë asist në fitoren e thellë 4-0 të AEK Athinës ndaj Iraklis. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua si titullar dhe kontribuoi në një prej golave të skuadrës së tij.

Pilo ishte në formacionin e AEK-ut për ndeshjen e javës së parë dhe në minutën e 19-të dha një harkim të saktë në zonë për Luka Joviç.