Usain Bolt drejt rikthimit në futboll

Legjenda e atletikës, Usain Bolt, mund të rikthehet në fushën e futbollit, këtë herë në një kampionat amator në Angli. Emri i tetë herë kampionit olimpik është shfaqur në listën zyrtare të lojtarëve të Wythenshawe FC Veterans, skuadër që garon në Cheshire Veterans League.

Klubi nga Greater Manchester është i veçantë për faktin se ka mbledhur në radhët e tij një numër të madh ish-futbollistësh të njohur të Premier League. Mes emrave që kanë luajtur për skuadrën janë Danny Drinkwater, Antonio Valencia, Joleon Lescott, Emile Heskey, Marc Albrighton, Nedum Onuoha dhe Papiss Cissé.