Portieri i kombëtares së Moldavisë firmos me Vllazninë

Vllaznia prezanton përforcimin më të ri në skuadër. Portieri moldav Cristian Avram ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me shkodranët. 32-vjeçari ka luajtur për Petrocub Hincesti (skuadër që u eliminua nga Egnatia në Champions) së fundmi si dhe ka mbrojtur 16 herë portën e kombëtares moldave. “KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e portierit Cristian Avram, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin tonë. Portieri moldav, i aktivizuar edhe me Kombëtaren e Moldavisë, vjen për të përforcuar portën kuqeblu me eksperiencën dhe cilësitë e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.