Cancelo gati për rikthimin te Barcelona

Joao Cancelo është gjithnjë e më pranë rikthimit te Barcelona. Klubi katalanas ka marrë dritën jeshile për të finalizuar zyrtarisht rikthimin e mbrojtësit portugez, pasi lojtari ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e vitit të fundit të kontratës me Al Hilal.

Sipas raportimeve të fundit, Cancelo dhe klubi saudit kanë rënë dakord për zgjidhjen e kontratës, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në Spanjë. Në javët e fundit, Al Hilal kishte kërkuar një shumë prej 10 deri në 15 milionë eurosh për të lejuar largimin e portugezit.