Juventusi vendos për Vicario-n

Tottenham është dakord për hauzimin e portierit italian, por kërkon detyrimin blerjes dhe palët pritet të arrijnë marrëveshjen. Më pak se një javë nga nisja e kampionatit, Juventusi ka gjetur portierin e ri: Guglielmo Vicario. Pasi ra poshtë pista e Suzuki dhe u rivlerësua ajo e Emiliano Martinez, që më pas nuk bindi, klubi bardhezi u përqendrua tek ish-portieri i Empolit, që nuk kishte dalë asnjëherë nga radarët. “Spurs” kanë hapur rrugën për shitjen përfundimtare nëpërmjet huazimit. Në fund mund të ketë një akord për huazimin me të drejtë blerjeje.

Bisedimet janë në një fazë të avancuar, me portierin 29-vjeçar që mezi pret të kthehet në Itali. Marrëveshja pritet të mbyllet në pak orë, në mënyrë që trajneri Spalletti ta ketë gati për debutimin kundër Frosinone të dielën. Di Gregorio tashmë është jashtë projektit të Juventusit.