Ramiz Brahimaj pëson humbje të dhimbshme në UFC 330

Ramiz Brahimaj ka pësuar një tjetër humbje në UFC, pasi Neil Magny e mposhti me nokaut teknik në raundin e dytë të duelit të tyre në UFC 330.

Brahimaj e nisi përballjen më mirë, duke përdorur mundjen dhe kontrollin në tokë për të neutralizuar veteranin amerikan gjatë raundit të parë.

Megjithatë, shqiptari nuk arriti të shkaktonte dëme të mëdha, duke i dhënë mundësi Magnys të mbetej në duel dhe të rikthehej fuqishëm në raundin e dytë.

38-vjeçari amerikan nisi të merrte kontrollin e përballjes dhe arriti ta shtynte Brahimajn drejt kafazit. Magny më pas lëshoi një seri të njëpasnjëshme goditjesh, ndaj të cilave Brahimaj nuk arriti të përgjigjej.