Ndarja nga jeta e babit të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka prekur shumë Leon, me yllin argjentinas që fluturoi menjëherë drejt Rosarios për t’i bërë nderimet e fundit dhe për të qëndruar pranë familjes së tij në këtë moment të vështirë. Futbolli për Messi-n tani ka kaluar në plan të dytë, për momentin, prioriteti i tij është familja.
Në këto momente të vështira, “pleshti” po reflekton të tërhiqet nga futbolli. Pikërisht këto lajme dhe situata e rënduar në të cilën ndodhet numri 10-të ka bërë që Inter Miami t’i jap Messit të gjithë kohën e nevojshme për të lënë pas këtë moment të vështirë.

