Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare, Stavro Pilo, ka zgjatur zyrtarisht kontratën edhe për 4 vite me ekipin grek të AEK-ut. Lajmi është bërë i ditur nga klubi grek nëpërmjet kanaleve të veta në rrjetet sociale.
Rinovimi i kontratës tregon besimin absolut që ka AEK-u te futbollisti 25-vjeçar. Pilo është grumbulluar kohët e fundit nga Kombëtarja e Shqipërisë, nga ish-trajneri Silvinjo. Ai ka bërë debutimin me fanellën kuqezi dhe shihet si një nga alternativat më të mira për linjën e majtë. Lojtari i lindur në Rodhos ka luajtur më parë me Pas Janinën dhe Iraklisin në vendin fqinj.

