Organizmi që drejton futbollin botëror ka mbajtur qëndrim për situatën e fundit në lidhje me kreun e FIFA-s, Infantino, duke bërë me dije se është pro diskutimeve mbi ndryshimin, por kundër proceseve antidemokratike.
“Pas deklaratave të fundit të Conmebol e Caf, si dhe diskutimeve me shoqatat anëtare dhe konfederatat në gjithë botën, FIFA nuk do të mbështesë, lehtësojë apo tolerojë asnjë proces në lidhje me zgjedhjen e presidentit, që është në kundërshtim me statutin e FIFA-s, procedurat demokratike dhe kuadrin qeverisës.
Presidenti i FIFA-s është zgjedhur në mënyrë demokratike nga shoqatat anëtare dhe vazhdon të drejtojë me mandatin e tyre”, – shkruhet mes të tjerash në një komunikatë të shpërndarë nga zëdhënësi i FIFA-s në lidhje me polemikat rreth presidentit Gianni Infantino.
“Është evidente – saktëson FIFA – që ka një sforco nga disa për të minuar FIFA-n dhe presidentin e saj. Ata që kanë mbështetjen e shoqatave anëtare, nuk mund të përfitojnë nëpërmjet akuzave, insinuative apo disinformimit atë që nuk e marrin nga proceset demokratike të konsoliduara të FIFA-s.
Raportet e fundit kanë pretendime të pabaza dhe akuza tërësisht false në lidhje me FIFA-n dhe presidentin e saj. Spekulimet dhe insinuatat nuk mund të paraqiten si fakte. Dhe përsëritja nuk e bën të vërtetë një akuzë”.

