Viktima e atentatit në Korçë, ish-portier i akademisë së Skënderbeut

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën këtë 8 gusht, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri. Viktima është Joan Zuko, ish-portier i akademisë së Skënderbeut dhe aktualisht pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Zuko kishte qenë pjesë e akademisë së Skënderbeut deri në vitin 2017, ku mbronte portën e ekipit U-15.