Marmoush drejt largimit nga Manchester City

Omar Marmoush mund të largohet nga Manchester City gjatë kësaj merkatoje. Sulmuesi egjiptian nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt në formacionin titullar dhe, në rast të një oferte të përshtatshme, klubi anglez është i gatshëm të shqyrtojë largimin e tij.

Sipas “CaughtOffside”, në garë për 27-vjeçarin është futur edhe Newcastle United, që e ka vendosur Marmoush-in mes objektivave kryesorë për përforcimin e repartit ofensiv.

Megjithatë, “Magpies” nuk janë të vetmit të interesuar. Barcelona e vlerëson sulmuesin egjiptian si një alternativë të mundshme për Julián Álvarez, transferimi i të cilit konsiderohet shumë i kushtueshëm. Edhe Tottenham ka pasur kontakte joformale për Marmoushin, por aktualisht londinezët duket se janë të përqendruar te Savinho dhe Cody Gakpo.